Takimi me Radojqiçin, Haradinaj: Nuk kam komunikim me ata që janë të sanksionuar nga SHBA

22:20 | 16 Nëntor 2023
takimi-me-radojqicin,-haradinaj:-nuk-kam-komunikim-me-ata-qe-jane-te-sanksionuar-nga-shba

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se me ata personat që janë të sanksionuar nga Amerika nuk ka komunikim as si opozitar e as si deputet.

Këtë Haradinaj, e tha gjatë diskutimit pët takimin që kishte me Milan Radojqiçin në veri të Kosovës.

”Në periudhën e qeverisjës time ata njerëz që janë gjetur në sulm i ka ndjekur drejtësia, që atëherë ai e ka lëshuar Kosovën, jo në qeverisjen Kurti, por në kohën e qeverisjes Haradinaj’, tha Haradinaj në emisionin “Click” në RTV21.

I pari i AAK-së shtoi se ”Nga koha e sanksionimit nga SHBA-të unë nuk kam komunikm me të apo me ata që Amerika e sanksionin.

Komento: