Para pak minutash ka përfunduar takimi në Bruksel i ekipit negociator me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinit.
Pas takimit që zgjati më shumë se një orë janë deklaruar për media dy kryenegociatorët, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.
“Sapo përfunduam takimin me zonjën Mogherini ku prezantuam rolin e këtij delegacionit. Shprehem se jemi të gatshëm të zhvillojmë dialogun që çon në njohje reciproke”, u deklarua Ahmeti.
Ai ka treguar Mogherini ka thënë që me normalizim nënkuptom mbylljen e secilës çështje të hapur, përfshirë edhe njohjen.
“Sipas Mogherinit, BE përkrah secilën marrëveshje që përfaqëson vlerat e Bashkimit Evropian”, shtoi ai.
Kryetari i PSD së tha se kanë folur edhe për taksën dhe kanë shprehur qëndrimin e Kosovës, se nuk hiqet taksa.
Ekipi i dialogut, i formuar nga rezoluta e votuar në Kuvend më 15 dhjetor, përbëhet nga Blerim Shala, Avni Arifi, Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Mahir Jagcilar, Dardan Gashi, Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.
Ndërsa në takimin e sotëm prezent ishte edhe Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernand Nikaj. Ymeri dhe Gorani nga PSD plotsojnë vendet e zbrazëta të LDK’së dhe Vetëvendosjes, që refuzojnë këtë ekip.