Siç pritej, Joe Barone dhe Daniele Prade kanë arritur në Casa Milan për të takuar menaxhimin e rossonerëve, përcjell ORAinfo.
Të dy palët do të diskutojnë transferimin potencial të Jordan Veretout.
Mesfushori francez nuk është thirrur në ICC, prandaj një transferim duket i afërt.
Milan tashmë kanë bërë një ofertë për lojtarin, para të gatshme plus Biglia, e cila me sa duket u refuzua.
Megjithatë, negociatat së shpejti do të hapen. /ORAinfo/