Takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe, Vuçiq e quan “më qesharaku në botë”

14:26 | 25 Janar 2026
takimin-mes-eurodeputeteve-dhe-opozites-serbe,-vuciq-e-quan-“me-qesharaku-ne-bote”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend gjatë vizite në Beograd ishte “më qesharaku në botë”.

Vuçiq theksoi për TV Prva se i vjen “shumë keq që njerëzit tanë u kushtuan kaq shumë vëmendje atyre që erdhën”. Ai i quajti eurodeputetët njerëz “krejtësisht të parëndësishëm”.“Ata nuk dëgjojnë çfarë u thotë opozita. [Opozita] ua tregon atyre të gjitha gjërat më të këqija për Serbinë”, tha Vuçiq.

Komento: