Takohen Allegri dhe Agnelli, çfarë po ndodh te Juventusi ?

15:14 | 15 Maj 2019

Max Allegri ka ardhur në kompleksin e klubit të Juventusit përpara takimit të tij të shumëpritur me presidentin Andrea Agnelli.

Corriere dello Sport raporton se Allegri erdhi në Continassa rreth mesditës, pesë orë pas Agnelli,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, ai duhet së pari të mbajë trajnim për ndeshjen e së dielës në Serie A me Atalanta, kështu që takimi nuk mund të zhvillohet deri në mbrëmje.

Ende nuk ka tregues për rezultatin e saj, edhe pse gazeta pret që vetëm presidenti dhe trajneri të jenë prezent.

Çifti do të përdorë takimin për të gjetur marrëveshje mbi atë se si të forcojë skuadrën e Juventusit dhe një zgjatje për Allegrin, kontrata e të cilit ka mbetur vetëm një vit./ORAinfo/

Komento: