Haradinaj takon Limajn, a u arrit marrëveshja për koalicionin parazgjedhor.
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka takuar në qeveri liderin e NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limajn.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar këshilltarja e Ramush Haradinajt, Donjeta Gashi, shkruan Gazeta Express.
“Po Kryeministri në dorëheqje Haradinaj ka zhvilluar një takim me zotin Limaj me të cilin ka biseduar për të gjitha zhvillimet e fundit në vend”, ka deklaruar Gashi.
Haradinaj ka thënë që në takim kanë biseduar për mocionin e së enjtes por jo edhe për koalicion.
“Po disponim ka për koalicion por që nuk kemi diskutu për këtë pjesë, kemi folur për mocionin e së enjtës” është shprehur Haradinaj.
Haradinaj dhe Limaj ishin partnerë në Qeverinë PAN dhe nuk dihet nëse të dy kanë vendosur që përsëri të jenë bashkë në zgjedhjet e reja.
Kujtojmë që Ramush Haradinaj ka bërë lëvizjen e parë në koalicione duke nënshkruar një të tillë me PSD-në e Shpend Ahmetit.
PSD në listën zgjedhore do të ketë 25 kandidatë për deputetë.