Takohen Konjufca e Guerot, flasin për zhvillimet në Kosovë

16:08 | 14 March 2025
takohen-konjufca-e-guerot,-flasin-per-zhvillimet-ne-kosove

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim diplomatin francez në Kosovë, Olivier Guerot. Të dy bashkë kanë biseduar rreth zhvillimeve në Kosovë.

Temë diskutimi, siç bëhet e ditur nga Zyra për Media e Kuvendit të Kosovës, ka qenë edhe ecuria para certifikimit të rezultateve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Po ashtu, në takim u diskutua edhe rreth zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, ecurinë para certifikimit të rezultateve, legjislaturën dhe ekzekutivin e ardhshëm që do të burojnë nga këto zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Tutje,thuhet se dyshja folën edhe për raportet mes vendeve, për çka kryetari Konjufca ka shprehur rëndësinë e thellimit dhe avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në çdo drejtim, në perspektivat që hapin vlerat dhe qëllimet e përbashkëta të të dyja shteteve.

“Në këtë kuadër, bashkëbiseduesit folën për bashkëpunime përmes projekteve, e në të njëjtën kohë edhe për nevojën e takimeve të niveleve të ndryshme, përfshirë edhe ato në rrafshin e parlamentarizmit”, njofton Kuvendi i Kosovës për këtë takim.

Komento:
loading