
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj janë takuar në shënimin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar rastin në një pritje që të shtrëngojë duart me kryeministrin e ri, Albin Kurti, dhe ta porosisë që mos ta largojë taksën.
“Taksa nuk është mirë të largohet”, është dëgjuar Haradinaj t’i thotë Kurtit, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Kurti ka thënë se kjo taksë do të hiqet pjesërisht nga data 15 mars.
Këtë ia ka thënë edhe ish-kryeministrit që e vendosi këtë masë. “Nuk po e largojmë krejtësisht taksën”, është shprehur ai.
Së fundmi, Kurti dhe Haradinaj këta kanë pasur përplasje mes vete, sidomos pas paralajmërimit për heqje të taksës për produktet serbe dhe boshnjake.