Takohen Kurti e Vitia, s’e thonë asnjë fjalë për ndonjë kontigjent eventual vaksinash të blera

15:12 | 26 Maj 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka vizituar ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, MSH-ja e ka konfirmuar takimin në fjalë, por nuk kanë shpalosur nëse palët kanë pasur ndonjë takim eventual lidhur me kontigjentin e vaksinave të blera, pasi deri më tani raportohet se të premtën do të vijnë afro 100 mijë të radhës, por ato janë në formë donacione.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Sot në Ministrinë e Shëndetësisë kemi pritur për vizitë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Gjatë takimit me Ministrin Vitia dhe me stafin e ministrisë, Kryeministri u njoftua për ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të ekipeve mjekësore në terren.

Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës ndaj punës së ekipeve mjekësore dhe stafeve mbështetëse në përballjen me COVID-19.

Komento: