Partitë opozitare janë duket shqyrtuar rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’.
Ka filluar takimi për mocionin e rrëzimit të Qeverisë, i paraparë për këtë të marte mes kryetarit të LDK-së Isa Mustafës dhe atij të PSD-së Shpend Ahmeti
Takimi është duke u zhvilluar në hotelin ”Sirius” në Prishtinë.
Mocioni për rrëzimin e qeverisë ka bërë që kreu i LDK-së të zhvillojë takime partitë opozitare.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka bëri thirrje publike opozitës që për herë të parë të bashkohen për të njëjtën kauzë – mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale.
Për të bërë këtë, ai i ftoi në takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin e atë të PSD-së, Shpend Ahmetin.
Takimi i sotëm me Ahmetin ishte paraparë të ndodhte javën e kaluar, por, siç ka mësuar Express takimi është shtyrë për këtë javë me kërkesë të Mustafës, për arsye private.
Mustafa pas takimit që pati me kreun e VV-së, Albin Kurtin, deklaroi se koordinimi për mocionin ka filluar.
Këtë e bëri edhe të hënën kur mblodhi deputetët e partisë së tij. Express nga burime brenda takimit kishte mësuar se atë ditë iu është bërë e ditur deputetëve se deri në fund të javës do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve, pasi që të ndodhë takimi edhe me kreun e PSD-së.
Ata folën edhe për një ceremoni që sipas tyre do të bëhej në Kuvend, ditën kur do të bëhej publike se nënshkrimet kanë filluar.
Mocioni për rrëzim të Qeverisë aktuale mund të ndodhë nëse opozita i siguron 61 nënshkrime të deputetëve. Pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për produktet serbe e boshnjake gatishmëri për të dhënë nënshkrimet kanë treguar edhe Lista Serbe.