Takohen Mustafa e Haradinaj, flasin për koalicion

14:05 | 22 Prill 2020

Takohen Mustafa e Haradinaj, nuk dihet nëse pati marrëveshje për koalicion.

Isa Msutafa dhe Ramush Haradinaj janë takuar gjatë ditës së sotme.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka takuar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajn gjatë ditës së sotme.

Kjo është konfirmuar nga burime të lajmi.net, mirëpo nuk është bërë e ditur nëse është nënshkruar ndonjë marrëveshje për koalicion pavarësisht se Mustafa ka thënë se pjesë e qeverisë së re do të jetë edhe AAK-ja.

“Sot është taku Mustafa edhe Haradinaj. Edhe tash veç ka përfundu takimi”, ka bërë të ditur ky burim i lajmi.net.

Theksojmë se LDK-ja është shprehur e gatshme që ta formojë qeverinë e re në rast se një gjë të tillë ia lejon kushtetuta.

Madje vetë Mustafa ka marrë pëlqimin e strukturave të partisë së tij që ai të jetë kandidat për kryeministër.

Po ashtu Mustafa ka treguar se do të bëjë koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate si dhe me pakicat.

Në anën tjetër edhe vetë presidenti i vendit Hashim Thaçi, të dielën e kaluar ka paralajmëruar që gjatë kësaj jave do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e fundit kushtetues për krijimin e qeverisë së re.

Komento: