Takohen Haziri e Gjini, ç’po “ziejnë” nënkryetarët e LDK-së e AAK-së?
Sot në mesditë janë takuar dy nënkryretarët, ai i LDK-së Lutfi Haziri dhe ai i AAK-së Adrian Gjini.
Mediat kanë publikuar fotografi nga ky takim që është realizuar në njërin nga restorantet e Prshtinës në lagjen Pejton, në afërsi të selisë së Nismës Socialdemokrate.
Nuk dihet nëse ky takim ka qenë i rastësishëm, apo Haziri e Gjini kanë folur rreth një koalicioni të mundshëm mes tyre.
Kujtojmë se LDK nuk e ka përjashtuar mundësinë që pjesë e qeverisë së ardhshme të bëhet edhe AAK-ja e Ramsuh Haradinajt.