Hashim Thaçi dhe Edi Rama, kanë zhvillur një takim.
Hashim Thaçi përmes një postimi bëri të ditur se gjatë qëndrimit në Tiranë është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ai tha se me të biseduan për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, shkruan Indeksonline.
Në këtë mënyrë Thaçi tha se do të mbrohen dhe promovohen më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë.
Postimi i plotë:
Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë.