Takohen Vuçiq-Erdogan, flasin edhe për Kosovën

12:48 | 18 Shtator 2021

Kosova ka qenë pjesë e diskutimit në takimin mes Tayip Erdoganit dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiqit.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është takuar në Stamboll sot me homologun e tij turk, Tayip Erdogan.

Siç bëjnë të ditura kanalet zyrtare të informimit në presidencën serbe, Vuçiq dhe Erdogan kanë diskutuar për një mori çështjes, në mesin e tyre edhe për raportet në rajon ku përfshihet edhe Kosova, transmeton lajmi.net.

“Mëngjes dhe bisedë private nën pamjen e Bosforit”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij teksa ka njoftuar për takimin me Erdogan.

Sipas mediave në Beograd, temë diskutimi e këtij takimi ndër të tjerash do të jetë edhe Kosova, përveç çështjes së bashkëpunimit ekonomik, çështjeve bilaterale dhe investimeve të Turqisë në Serbi.

Komento: