Taksa 100%, Brnabiq i vendos Kosovës kushte për dialog

08:36 | 13 December 2018

Qeveria e Kosovës javë me parë i ka vendosur taksë 100 përqind produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Është e nevojshme heqja e taksës, në mënyrë që të krijohen kushte që Beogradi e Prishtina të kthehen në tavolinën e negociatave, thotë kryeministrja serbe

Kryeministrja serbe Ana Brnabic dhe kryetari i Kuvendit të Sllovenisë Dejan Zidan janë pajtuar sot se, sipas medieve serbe, situata e krijuar pas vënies së taksës në mallrat serbe e ato të BeH-së nga ana e Prishtinës, po ndikon negativisht në stabilitetin regjional dhe se është e nevojshme heqja e taksës, në mënyrë që të krijohen kushte që Beogradi e Prishtina të kthehen në tavolinën e negociatave, transmeton GazetaMetro.

Brnabic, sipas kumtesës së qeverisë serbe, e ka njoftuar Zidanin edhe me reformat, të cilat po i bën Serbia në rrugë drejt anëtarësimit në BE.

Komento: