Taksa 100 %, kjo është kërkesa e ministrit të Jashtëm gjerman për Kosovën

12:15 | 11 Dhjetor 2018

Qeveria e Kosovës javë me parë ka vendosur taksë 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Ndaj këtij vendimi kanë reaguar ashpër jo vetëm dy shtetet përkatëse, por edhe disa shtete evropiane.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, të martën ka kërkuar nga Kosova që të shfuqizojë, ose së paku të suspendojë zbatimin e taksës 100 për qind që Prishtina e ka vënë ndaj mallrave serbe, duke paralajmëruar kundër çdo eskalimi të mëtejmë të tensioneve.

Maas, duke folur në Paris në një takim për kufizimin e shpërndarjes së armëve të vogla nga Ballkani, ka thënë po ashtu se ndien keqardhje për dorëheqjet e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Mitrovicës, raporton Reuters.

“Eskalimi i mëtejmë duhet të parandalohet urgjentisht”, tha Mass, transmeton Koha. net. “Sukseset e dialogut për normalizim duhet të ruhen”, theksoi ai.

Komento: