Taksa 100 për qind e bie Hahnin në Prishtinë, takohet me kryeministrin Haradinaj

16:52 | 17 Janar 2019

Taksa 100 për qind ndaj Serbisë ka pru në Prishtinë, komisionerin e lartë të BE-së, Johanes Hahn.

Ai para pak çastesh ka arritur në ambientet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ai është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ngjarja që po përcillet me vëmendje nuk do të ketë konferencë për media, raporton Gazeta Express

Pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake Hahn vazhdimisht bën thirrje që Qeveria Haradinaj ta heqë këtë vendim.

Sipas agjendës zyrtare ai do të takohet vetëm me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në njoftim ndër të tjera thuhet se në këtë takim do të diskutohet agjenda evropiane e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë pas këtij takimi, ku kërkesë kryesore e Hahnit pritet të jetë heqja e taksës.

Komento: