“Taksa ndaj Serbisë hiqet javën e ardhshme”

19:01 | 01 February 2019

Muaj më parë, Qeveria e Kosovës vendosi një taksë prej 100% për produktet serbe, taksë kjo e cila u prit me komente e reagime të ndryshme.

Kryetarja e Lëvizjes evropiane për Kosovën, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se javën e ardhme pritet që të suspendohet taksa e Kosovës ndaj gjitha mallrave serbe.

Në një intervistë për “JugPress”, ajo ka thënë se deri në fund të shkurtit do të nënshkruhet marrëveshja me tri pika mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas informacioneve që ajo posedon, një nga pikat e marrëveshjes do të jetë se Serbia nuk ka asgjë kundër që Kosova të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare.

“Serbët, veçanërisht ata në enklava, janë shumë të frikësuar për të ardhmen e tyre, për atë që po ndodh momentalisht në Prishtinë e që janë biseda aktive dhe presione që vijnë nga zotëri Boltoni ndaj Thaçit, Haradinajt, dhe paralelisht, ndaj zotëri Ramës në Shqipëri”, është shprehur ajo, duke shtuar se javën e ardhshme të suspendohet taksa, dhe anëtarët e Qeverisë do ta mbivotojnë Haradinajn.

“Ai do t’i qëndrojë prapa taksës, por nuk do të ketë zgjedhje, por në këtë mënyrë, me mbivotim, Ramush Haradinaj do të shpëtojë veten dhe Qeverinë. Ka shumë të ngjarë që deri në fund të shkurtit të nënshkruar marrëveshja mes Thaçit e Vuçiqit, e cila do të ketë tri pika. Një nga pikat do të jetë që Serbia nuk ka asgjë kundër që Kosova do të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare”, u shpreh Trajkoviq.

Komento: