Taksa ndaj Serbisë, ky është propozimi i partisë se Haradinajt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Taksa ndaj Serbisë, ky është propozimi i partisë se Haradinajt

16:05 | 04 Shkurt 2019

Partia e kryeministrit, Ramush Haradinaj, AAK, ka kërkuar që taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës mos të hiqet.

Grupi parlamentar i AAK-së kanë kërkuar sqarime nga krerët e shtetit për punën e taksës, duke shtuar se pezullimi i saj do të krijonte pasoja të mëdha për vendin.

“Deputetët e AAK-së kanë kërkuar nga lidershipi i vendit, presidenti, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri, që të bëjnë të pamundurën që t’i sqarojnë partnerët ndërkombëtarë, se pezullimi eventual i kësaj takse do të kishte pasoja të mëdha për vendin dhe për vetë procesin e dialogut me Serbinë”, thuhet në komunikatën dërguar për media.

Sipas AAK-së, ata janë të përcaktuar për dialog, duke kërkuar që të mos pranojnë kushte për fillim të dialogut me Serbinë.

“Në rast se vendosen kushte për fillimin e këtij dialogu, Kosova i ka 1001 arsye që të vendosë kushte për fillimin e tij”, thonë nga partia e kryeministrit.

Sipas AAK-së, taksa e vendosur në produktet serbe nuk mund të hiqet deri sa Serbia të mos heqë dorë nga agresioni politik, ekonomik e diplomatik ndaj Kosovës, dhe derisa të mos arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse, ligjërisht obligative që do të rezultojë me njohje të ndërsjellë.

Komento: