Hashim Thaçi në një intervisë për AP ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Amerikë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, beson se ka një “moment të mirë” për të arritur një marrëveshje këtë vit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Thaçi në një intervistë për AP thotë se ka mbështetje të fortë nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, si dhe premtimin e Rusisë për të pranuar marrëveshjen Beograd-Prishtinë.
Sipas tij, ka shumë sfida që duhet të zgjidhen përmes dialogut me Serbinë, me ndërmjetësimin e BE.
AP shkruan se bisedimet janë ndalur dhe se Prishtina ka vendosur një taksë prej 100 për qind për mallrat serbe dhe se Beogradi ka paralajmëruar se nuk do të ketë vazhdim të dialogut derisa të hiqet masa.
Si Uashingtoni ashtu edhe Brukseli kërkojnë shfuqizimin e taksës. Ekziston një përshtypje, se kokëfortësia e Kosovës e ka zemëruar Uashingtonin, megjithëse Thaçi thotë se marrëdhëniet e SHBA-së ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj “nuk janë ftohur”, shkruan AP.