Taksë doganore ndaj automjeteve evropiane, ky është vendimi i Trump

22:45 | 20 February 2019

Presidënti i SHBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar se nëse nuk arrihet një marrëveshje e re tregtare në mes të Brukselit dhe Ëashingtonit, do të vendosë taksa të reja doganore ndaj importimit të veturave evropiane.

“Nëse nuk gjejmë një marrëveshje, ne do të vendosim tarifa doganore”, deklaroi para gazetarëve kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Trump mori të dielën një raport nga ministri i Tregtisë mbi industrinë automobilistike, përmbatja e të cilit për momentin nuk njihet.

Trump ka në dispozicion 90 ditë për të vendosur mbi aplikimin e taksave shtesë mbi automjetet dhe pajisjet automobilistike evropiane.

Komento: