Autobusët Prishtinë-Podujevë nesër hyjnë në grevë.
Që nga dita e nesërme Shoqata e Transportuesve të Llapit do të mbajë grevë.
Të njëjtit tash e sa kohë kanë bërë thirrje për largimin e taksive ilegale, pasi që pengojnë procesin e punës së tyre.
Shoqata e Transportuesve të Llapit kërkojnë edhe njëherë nga inspektorët komunal të ndërmarrin masat e duhura për largimin e tyre.
Greva do të nisë që nga orët e hershme të mëngjesit dhe do të vazhdojë derisa të ndërmerren hapat e nevojshëm.