Taksit ilegal, ja çka paralajmërojnë autobusët Prishtinë-Podujevë

20:39 | 24 Mars 2019

Autobusët Prishtinë-Podujevë nesër hyjnë në grevë.

Që nga dita e nesërme Shoqata e Transportuesve të Llapit do të mbajë grevë.

Të njëjtit tash e sa kohë kanë bërë thirrje për largimin e taksive ilegale, pasi që pengojnë procesin e punës së tyre.

Shoqata e Transportuesve të Llapit kërkojnë edhe njëherë nga inspektorët komunal të ndërmarrin masat e duhura për largimin e tyre.

Greva do të nisë që nga orët e hershme të mëngjesit dhe do të vazhdojë derisa të ndërmerren hapat e nevojshëm.

Komento: