Taleni i madh i Realit në teste mjekësore të gjiganti në Premierligë

12:32 | 17 September 2020

Sergio Reguilon ka filluar testet mjekësore para transferimit në Tottenham.

Sergio Reguilon është duke iu nënshtruar testeve mjekësore në Madrid, para kompletimit të transferimit në Tottenham, raporton “Sky Sports Neës”, transmeton lajmi.

Klubet kanë arritur marrëveshje për kalimin e mbrojtësit të majtë nga Santiago Bernabeu te skuadra e Spurs.

Njësoj sikurse Reguilon, edhe sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale njësoj pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore në kryeqytetin spanjoll.

Të dy futbollistët më pas mund të fluturojnë për në Londër për të finalizuar transferimin në Tottenham.

Komento: