Talenti anglez nënshkruan kontratë profesionale me Liverpool

18:42 | 27 Shkurt 2020

Harvey Elliott dhe Liverpool arrijnë marrëveshjen e parë profesionale.

Anësori ka rënë dakord për një marrëveshje tre-vjeçare në ‘Anfield’, që do të jetë në fuqi këtë verë.

Elliott, i cili u transferua në Liverpool nga Fulham verën e kaluar, mbush 17 vjeç në prill, transmeton lajmi.net.

Ai nuk mund të nënshkruajë një marrëveshje më të gjatë derisa të mbush 18 vjeç, kur shpresohet se do të nënshkruaj kontratë pesë-vjeçare me kampionët evropianë.

Ylli i ri anglez ka bërë gjashtë paraqitje në kupë këtë term, dhe bëri debutimin e tij në Premierligë muajin e kaluar kundër Sheffield United.

Jurgen Klopp është impresionuar me Elliott dhe pjekurinë e tij që nga ardhja e tij në Merseyside.

Komento: