Emri i Mohamed Simakan vazhdon të qarkullojë në ambientet e Milanit.
Kuqezinjtë mund të provojnë goditjen vendimtare për qendërmbrojtësin francez në sesionet e ardhshme të merkatos dhe më i afërti është padyshim janari.
Paolo Maldini, drejtori teknik, në fakt, ka konfirmuar në orët e fundit interesin e madh për mbrojtësin, duke pranuar se kanë nisur kontaktet e para me lojtarin dhe menaxherët e tij.
Intervista e legjendës kuqezi për Telefoot ka ndezur merkaton edhe më shumë, pasi kurrë më parë Maldini nuk kishte folur aq hapur, aq sa ka thurur elozhe për lojtarin e Strasbourg, që në ditën e fundit të merkatos ishte një hap larg.
Tani ka ardhur edhe përgjigja e talentit. Simakan ka thënë për Telefoot:
“I vlerësoj fjalët e Maldinit. E dimë se ai ka bërë një karrierë të madhe dhe mund të themi se është mbrojtësi më i mirë i historisë. E falënderoj për komplimentet e tij”.
“Do të kërkoj të përmirësohem dhe të tregoj atë që mund të bëj, për t’u dhënë të drejtë atyre që besojnë te unë. Sot jam te Strasbourg, por do të shohim”.