Talenti i Barcelonës niset drejt Bungesligës

20:04 | 30 Gusht 2019

Talenti i Barcelonës niset drejt Schalkes.

Schalke 04, ka arritur marrëveshje me talentin e Barcelonës, Miranda.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Juan Miranda, do ta vazhdojë karrierën e tij në Bundesliga, me skuadrën e Schalke 04.

Anëtari i Barcelonës do të kalojë në Gjermani, ku do të luajë si i huazuar për dy vite, transmeton lajmi.

Schalke nuk ka mundësi për blerjen permanente të lojtarit, kurse Barca mund ta rikthejë atë në skuadër qysh pas sezonit të parë.

Lojtari kishte debutuar me Barcelonën në tetorin e 2018, gjatë ndeshjes së ‘Copa del Rey’, kundër Cultural Leonesa.

Komento: