Qasja e AC Milan është e qartë: ata do të mbështeten tek rinia pasi revolucioni i afërt do të drejtohet nga Ralf Rangnick. Prandaj, nuk është rastësi që menaxhmenti i Milanit po hulumton lojtarët e rinj në treg.
Sipas Calciomercato, Paolo Maldini u takua me yllin e Hertha Berlin, Lazar Samardzic në janar, duke u përpjekur ta bindte atë të bashkohej me kuqezinjtë, përcjell ORAinfo.
18-vjeçari konsiderohet një yll për të ardhmen, pasi tashmë ka bërë debutimin e tij në Bundesliga.
Kontaktet vazhduan disa javë pas takimit pa ndonjë sukses. Mesfushori sulmues ka shumë dëshirë të mbetet në Gjermani për të vazhduar përparimin e tij, duke refuzuar jo vetëm Milanin, por edhe Barcelona dhe një ofertë nga një klub i lartë i Premier League.
Prandaj transferimi i Samardzic në Milan për momentin është e pamundur, pasi është vet lojtari që po mendon për rritjen dhe formimin e tij në Bundesligë. /ORAinfo/