Bashkim Ajdini i gatshëm të përfaqësojë Kosovën.
Ftesën nga Kosova po e pret edhe një tjetër lojtar.
Bashkim Ajdini, lojtari që luan me skuadrën e Osnabruck, është shprehur i gatshëm të luajë për kombëtaren e Kosovës.
Mbrojtësi 27 vjeçar ka bërë të ditur se dëshira e tij është Kosova, bëjnë të ditur burime të ‘Sporti.info’.
Ajdini është i rregullt në skuadrën e Osnabruck dhe së fundmi ka pasur disa paraqitje mjaft të mira. Ai sot realizoi gol.
Mbetet të shihet nëse Ajdini do të pranojë ndonjë ftesë nga kombëtarja e Kosovës.