Talenti i Real Madrid po i kryen testet mjekësore në Milano

11:35 | 03 September 2020

Brahim Diaz është gati të bëhet një lojtar i ri i Milanit dhe madje marrëveshja mund të nënshkruhet deri në fundjavë.

Edicioni i së enjtes i La Gazzetta dello Sport, raporton se si këtë pasdite spanjolli do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe më pas përfundimisht do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë me Milanin deri më 30 qershor 2021, përcjell ORAinfo.

Rossonerët arritën të sigurojnë vetëm në form të huas, por me Real Madrid ata kanë një marrëveshje verbale për të diskutuar blerjen e mundshme në të ardhmen.

Los Blancos nuk dëshironin të humbnin kontrollin e talentit të ri dhe Milan shpreson që vetë djali të shtyhet të qëndrojë, nëse ai ka një sezon të mirë.

Ndërkohë, il Corriere dello Sport, thotë se Brahim Diaz tashmë ka zgjedhur numrin e fanellës së tij në Milan.

Ai do të veshë fanellën me Nr.21 të lëshuar së fundmi nga Zlatan Ibrahimovic dhe do të jetë në dispozicion për kualifikimet e Ligës së Evropës. /ORAinfo/

Komento: