Talenti i Real Madridit transferohet në Premierligë

15:27 | 27 Korrik 2019

Është koha që nga reali të largohen lojtarët që nuk janë në planet e Zinedine Zidane për sezonin e ardhshëm.

Kësisoj, Jesus Vallejo është larguar nga Real për t’iu bashkuar Wolves në Premierligë.
Largimin e mbrojtësit të talentuar e ka konfirmuar vetë Real Madridi.

“Real Madrid dhe Ëolves kanë rënë dakord për transferimin e Jesus Vallejos për sezonin e ardhshëm, deri më 30 qershor”, thuhet në komunikatën e Realit.

22 vjeçari Vallejo, është pjesë e Realit që nga viti 2015, teksa ishte huazuar dy herë, te skuadra e Zaragozas dhe Eintracht Frankfurtit.

Komento: