Arsenali e kërkon talentin shqiptar.
Endri Çekiçi, talenti shqiptar që luan për Olimpijan e Ljubljanës, ka përfunduar në radarët e Arsenalit.
Lajmi bombastik është zbuluar nga media sllovene “24ur”, e cila shkruan se “topçinjtë” e kanë ndjekur me vëmendje mesfushorin me tipare sulmuese gjatë kësaj periudhe dhe interesohen seriozisht për futbollistin.
23-vjeçari është një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit slloven dhe të Olimpijas së Ljubljanës në dy sezonet e fundit teksa ka arritur të realizojë plot 15 gola në 30 ndeshje ndërsa këtë sezon ka regjistruar dhe 7 asiste.
Çekiçi vlerësohet për goditjet mjeshtërore nga distance dhe për klasin e lartë që zotëron në pasime. Olimpija shpenzoi vetëm 200 mijë euro për ta blerë 23-vjeçarin nga Dinamo e Zagrebit në janar të 2019-ës, ndërkohë që tashmë synon të përfitojë rreth 2 milionë euro nga shitja e tij, aq më tepër që interesimi i Arsenalit ja ka rritur vlerën kuqeziut që ende nuk ka debutuar me kombëtaren A të Shqipërisë.