
Driton Tali largohet nga kabineti i Glauk Konjufcës.
Driton Tali nuk do të jetë më pjesë e kabintetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi, teksa ka thënë se kjo ka ndodh për arsye personale.
Tali ka kërkuar që tash e tutje çdo kërkesë t’iu drejtohet anëtarëve tjerë të kabinetit.
Postimi i tij i plotë:
Miq të nderuar, për arsye personale, nuk jam më pjesë e kabinetit të Kryeparlamentarit.
Kërkesat dhe lutjet Tuaja ju lutem drejtojani anëtarëve tjerë të kabinetit të cilët jam mëse i bindur se do t’i adresojnë me përkushtim dhe nderë.