Tallet deputetja e PDK-së me vjedhjen e çantës në Bruksel: Shpresoj të ketë pasur veç ndonjë sanduiq për Hotin

17:59 | 02 Nëntor 2020

Deputetja e PDK-së tallet me vjedhjen e çantës në Bruksel: Shpresoj të ketë pasur veç ndonjë sanduiq për Hotin.

Sot gjatë ditës u raportua në media se delegacionit kosovar për bisedime Kosovë-Serbi, në njërën prej vizitave në Bruksel i është vjedhur çanta me dokumete konfiedenciale.

Pas këtyre raportimeve, anëtari i ekipit kosovar, Muhamet Mustafa tha se në Bruksel çanta iu vodh atij dhe se në të kishte dokumente personale dhe të holla, njofton Klan Kosova

E pas kësaj shumë reagime u ngjallën nga politikanët e vendit.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, me tallje tha se shpreson që çanta e humbur e Skënder Hysenit të ketë mbajtur vetëm ndonjë sanduiq të shijshëm nga Brukseli për kryeministrin, Avdullah Hoti.

“Shpresoj që çanta e humbur e Skënder Hysenit të ketë mbajtur vetëm ndonjë sandwich të shijshëm nga Brukseli për Kryeministrin Hoti, përndryshe ende edhe më keq sikur t’i humbet Kushtetuta, udhërrëfyesi për dialog siç do të kishte thënë Avdullah Hoti”.

Mes tjerash deputetja që koordinatori shtetëror, Skënder Hyseni dhe kryeministri, Avdullah Hoti të tregojnë se kur ka humbur çanta dhe çfarë ka pasur në të.

“Do të ishte edhe më keq, e sjellje jo serioze sikur nga kjo çantë të merreshin dokumente përmes së cilave Qeveria jonë i udhëheq këto bisedime. Skënder Hyseni edhe Kryeministri Hoti, duhet të tregojnë se kur u ka humbur kjo çantë, çka ka pasur në të dhe a është kthyer në gjendjen e mëparshme?”, shkroi Musliu-Shoshi.

Komento: