Tani mund ta blini online testin për koronavirus

22:32 | 28 Prill 2020

Tashmë do të mund ta bleni online testin për koronavirus.

Quest Diagnostic Inc tha të martën se qytetarët mund të blejnë testimin e antitrupave COVID-19 nëpërmes faqes së saj QuestDirect, pa vizituar zyrën e mjekut.

Javën e kaluar, Quest tha se ishte duke filluar shërbimin e testit të anti-trupave kundër COVID-19 për ofruesit e kujdesit shëndetësor që do porosisin në emër të pacientëve dhe tha se pritet të kryejë më shumë se 200,000 teste në ditë nga mesi i majit, shkruan Daily Mail.

Quest tha të martën se njerëzit që blejnë testin në internet do të nxiten të caktojnë një takim për dhënie gjaku në një nga 2,200 qendrat e shërbimit të pacientëve në të gjithë SHBA.

Rezultatet e testit do të jenë në dispozicion në portalin e pacientëve të kompanisë MyQuest, brenda dy ditësh pas dhënies së gjakut.

Përmes QuestDirect, individët mund të kërkojnë test dhe ta blejnë atë në internet për 119 dollarë, tha kompania.

Firma nuk ka bërë të ditur nëse testet mund të blihen nga shtetet e tjera.

Komento: