Tanja Fajon arrin në Kosovë, pritet me lule nga Donika Gërvalla

23:40 | 15 January 2023

Kryediplomatja sllovene mbërrin në Kosovë, Gërvalla e pret në aeroport.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka pritur në aeroport Tanja Fajon, zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Fajon do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë ku do të takohet me krerët e shtetit.

“Të dy vendet janë të vendosur të thellojnë miqësinë e tyre tradicionale dhe do të diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit në rajon dhe në #Evropë”, thuhet në njoftimi e e MPJ-së së Kosovës në Twitter.

Kosova dhe Sllovenia ruajnë raporte të mira, sidomos në sferën tregtare.

Sllovenia është një nga vendet që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka ofruar mbështetje të hapur në integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Komento: