Tanya nis pushimet, ja kush po e shoqëron atë

23:33 | 17 Gusht 2019

Ajo është këngëtarja më e kërkuar momentalisht.

Pas shumë angazhimeve dhe një sezoni të ngarkuar, rep artistja e mirënjohur, Tayna ka nisur pushimet.

Ajo sot gjatë ditës ka shijuar temperaturat e larta në bregdet e shoqëruar nga dy modelet e njohura, Kejvina Kthella dhe Vildane Zeneli, shkruan Indeksonline.

Ishte Kejvina ajo që ka publikuar një imazh në ‘InstaStory’ teksa të tri vajzat dukeshin mjaft seksi të veshura në bikini.

Kujtojmë që reperja njihet për shoqërinë dhe raportet e afërta që ka me dy modelet.

Ndryshe, ‘Bye Bye’ është projekti i fundit i Taynas që erdhi në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.

Komento: