Tara niset drejt Hagës, do të intervistohet si i dyshuar

16:45 | 02 Mars 2019

Edhe një i dyshuar është nisur për në Gjykatën Speciale.

Ismet Tara, i njohur si komandant ‘Hoxha’ është nisur për në Hagë pas ftesës së ardhur nga Specialja.

Tara me prejardhje nga Rahoveci, është përcjellur nga qytetarët e kësaj komune, shkruan lajmi.net.

Ata kishin dalur në numër jo të vogël ta përcjellnin atë para nisjes në Hagë. Ftesa nga Specialja për Tarën ka ardhur më 20 dhjetor të vitit të kaluar.

Ai do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

Komento: