Igli Tare nuk ka asnjë dyshim, Muriqi do ta ndihmojë Lazion në objektivat e tij.
Vedat Muriqi është prezantuar te Lazio ditën e enjte, në prani të drejtorit sportiv shqiptar, Igli Tare.
Legjenda e Kombëtares shqiptare luajti një rrol të madh në transferimin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës.
Ai beson se Muriqi do ta ndihmojë shumë ekipin italian sezonin që tashmë ka nisur.
“Nuk e fsheh kënaqësinë që po e prezantoj Vedatin. Negociatat kanë qenë të gjata dhe të lodhshme, por sot jemi të lumtur që e kemi sjell në Romë”, u shpreh Tare.
“Muriqi i është bashkuar një institucioni të rëndësishëm dhe atij do t’i kërkohet që të luajë në tri gara të vështira. Ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ne këtë vit”.