Tare – Milan, ja çka pritet të ndodh sot!

11:16 | 08 Qershor 2019

Igli Tare sot pritet të vendos nëse do të shkojë në Milan.

Sot mund të jetë përgjigja definitive e Igli Tares nëse do të jetë ose jo drejtor sportiv i Milanit, post ky i propozuar nga Maldini.

Megjithatë “Sport Mediaset”, bën të ditur se presidenti i Lazios, Claudio Lolito nuk dëshiron të ta largojë Taren nga skuadra e tij.

Por vetë ish-futbollisti i Kombëtares kuq e zi ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij dhe mbetet ende mister.

Ndërkohë Tare është vlerësuar disa herë si drejtori sportiv më i mirë në Serinë A.

Komento: