Tare-Milan, vjen lajmi “bombë” nga Italia – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tare-Milan, vjen lajmi “bombë” nga Italia

19:27 | 28 Maj 2019

Igli Tare, mund ta marrë rolin e drejtorit sportiv te Milani.

Milani duhet të vendosë ende se kujt do t’ia besojë rolin e drejtorit sportiv, vend që u la bosh pas dorëheqjes së Leonardos.

Emri i parë në listën e Gazidis është ai i Igli Tares, drejtori sportiv i Lacios, mjaft i zoti në zbulimin e lojtarëve dhe në gjenerimin e plusvalencave, raporton “Tuttomercatoweb”.

Shqiptari është një profil mjaft interesant për kuqezinjtë dhe mund të krijojë një binom të mirë me Simone Inzagin, një nga kandidatët për stolin e Milanit. Pengesa e vetme është Lotito, që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga drejtori i sportiv. Në shortlistën e Gazidis, figuron edhe Mislintat, ds i Shtutgartit, ndërsa ka mbetur jashtë liste Luis Kampos.

Komento: