Tare-Milan, vjen lajmi i papritur nga Italia

13:02 | 09 Qershor 2019

Igli Tare i Lazio, ishte ëndrra e Paolo Maldini për rolin e drejtorit sportiv në Milan.

Megjithatë, që nga fillimi, ishte e qartë se do të ishte një operacion i vështirë, duke marrë parasysh kryeneçësinë e presidentit Biancoceleste, Claudio Lotito dhe tani konfirmimet po vijnë për një sulm të pasuksesshëm për drejtorin shqiptar, përcjell ORAinfo.

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, ëndrra e sjelljes së Tare në San Siro duket se është zhdukur. Lotito e ka bindur atë të rinovojë kontratën e tij me klubin nga kryeqyteti dhe kështu të refuzojë tundimet e Rossonerëve, ku do të fitonte më shumë se dyfishin e pagës që ai bën në Stadio Olimpico.

Për këtë arsye, Maldini ka identifikuar disa alternativa. Një nga emrat që ka qarkulluar në ditët e kaluara është ai i Frederic Massara, i cili u largua nga Roma kohët e fundit.
Emrat e tjerë, të cilët aktualisht janë të punësuar në klubet e tjera por do të kërkojnë më pak përpjekje për t’i liruar ato, janë Sartori i Atalanta dhe Osti i Sampdorias./ORAinfo/

Komento: