Tare nuk vjen në ‘San Siro’, ky pritet të jetë drejtori sportiv i Milan

12:52 | 05 Qershor 2019

Milan po kërkon një drejtor sportiv për të punuar së bashku me Maldini në tregun e transferimeve.

Lazio ka refuzuar të lejojë Tare të largohet, kështu që sipas Gazzetta dello Sport kuqezinjtë mendojnë për një ish-lojtar të madh si Rui Costa, tani në Benfica, përcjell ORAinfo.

Rui Costa ka qenë me klubin portugez që në rolin e drejtorit të futbollit pasi që dhe Milan kanë treguar një preferencë të qartë në vitet e fundit ndaj emërimit të ish lojtarëve në role drejtuese.

Një tjetër emër i përmendur është ai i Zvonimir Bobanit. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se kush do të jetë krahu i djathtë i Maldinit të Milan. /ORAinfo/

Komento: