Tare pa frena në merkato, Milan po e transferon yllin e Atalantës

09:31 | 12 Korrik 2025

Rosonerët kanë gati goditjen e rradhës në merkato.

Milani është mes skuadrave më aktive në merkato, me drejtuesit që kanë siguruar dy super përforcime dhe tani kanë gati edhe përforcimin e tretë.

Rosonerët kanë siguruar shërbimet e Samuele Riccit dhe Luka Modric, ndërsa sipas raportimeve të fundit Tare po punon për një tjetër super përforcim.

Sipas Calciomercato, Milan po punon për transferimin e yllit të ri të Atalantës, Marco Palestra.

Mesfushori 20-vjeçar mund të luaj edhe si mbrojtës i djathtë, ndërsa Atalanta e vlerëson kartonin e tij 30 milionë euro.

Komento: