Tare po ia merr yllin e madh Real Madridit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tare po ia merr yllin e madh Real Madridit

15:12 | 22 Prill 2019

Dani Ceballos me shumë mundësi do të largohet nga Real Madridi në merkaton e verës.

Sikurse raporton “Rai Sport”, mesfushori duket se nuk do të ketë shumë hapësirë në sezonin e ardhshëm dhe skuadra që mund të përfitojë nga ky largim është Lazio dhe Igli Tare tashmë është hedhur në sulm për ta sjellë mesfushorin në kryeqytetin italian.

Ndërkohë edhe mediat spanjolle konfirmojnë se diçka e tillë mund të ndodhë shumë shpejtë.

Ndër të tjera, në kampin madrilen pritet të ketë edhe shumë afrime të rëndësishme, pasi në këtë sezon u pa që goli vinte me shumë vështirësi. Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë.

Komento: