Kjo pritet të jetë blerja e parë e Tares këtë verë.
Gonzalo Escalante është goditja e parë në merkato e Lazios për sezonin e ardhshëm.
Konfirmohet zyrtarisht që lojtari argjentinas do të largohet me parameter zero nga Eibar me të cilët nuk rinovoi kontratën dhe pritet të zyrtarizohet si lojtar bardhekaltër për 3 sezonet e ardhshme.
27-vjeçari është goditja e radhës alla Tare i cili mësohet se kishte mbyllur që në janar akordin me lojtarin me këtë të fundit që kreu vizitat mjekësore në Romë.
Escalante do t’i shtohet listës së mesfushorëve te Lazio dhe për trajnerin Inzaghi do të jetë një alternativë më shumë për të përballuar të gjitha kompeticionet.