Alberto Morena pritet të largohet nga Liverpool.
Lazio ka arritur marrëveshje për parakontratë me Alberto Morenon i cili do të largohet në fund të sezonit nga Liverpooli.
Mbrojtësi i majtë do të bashkohet me “shqiponjat” në fund të sezonit, shkruan Indeksonline.
Me këtë transferim, Igli Tare ka mposhtur rivalin e qytetit, Monchin i cili ishte i interesuar për ta marrë në anën tjetër të kryeqytetit italian.
Moreno ka zhvilluar vetëm dy ndeshje këtë sezon me fanellën e Liverpoolt për shkak të konkurrencës së fortë nga Robertsoni.