Tare tregohet i madh, tenton transferimin e bujshëm nga Manchester City

19:02 | 28 July 2020

Tare tenton transferimin e bujshëm nga Manchester City.

Lazio raportohet se është në bisedime me mesfushorin e Manchester Cityt, David Silvën, i cili është tashmë një lojtar i lirë.

“AS” pretendon se Silva ka ngrënë një darkë me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Taren.

34-vjeçarit i skadoi kontrata dhe vendosi të largohej pas 10 viteve te Manchester City.

Mesfushori spanjoll shënoi 6 gola dhe dhuroi 11 asiste në 38 ndeshje këtë sezon me ekipin anglez.

Silva ka qenë i lidhur me shumë skuadra në Dubai, në Amerikë me Inter Majemin e Bekamit që kërkonte shërbimet e tij apo me një rikthim në Spanjë ku interes kishte shfaqur Valencia.

Gjithsesi, ajo që e avantazhon Lazion në krahasim me ekipet e tjera është se i mundëson Silvës të luajë në Ligën e Kampionëve.

Komento: