Tare zbulon përforcimin e madh të Lazios – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tare zbulon përforcimin e madh të Lazios

17:12 | 26 Maj 2019

Lazio synon të përorcohet për sezonin e ri.

Igli Tare është sërish pranë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, madje me kosto zero.

Drejtoi Sportiv i bardhekaltërve njihet si një specialist në transferimet e futbollistëve, të cilët më pas spikasin nën drejtimin e Inzaghit.

“The Sun” shkruan se Lazio është vënë në gjurmët e sulmuesit 28-vjeçar të Arsenalit, Danny Welbeck, të cilit i skadon kontrata me “topçinjtë” më 1 korrik.

Pikëpyetja e vetme është dëmtimi që pësoi lojtari në muajin nëntor në kavilie, që e ka mbajtur jashtë fushave deri në fund të sezonit. Megjithatë, edhe për Lazios nuk ka bërë të qenë e lehtë, pasi për lojtarin ka interes edhe nga Newcastle, West Ham dhe Everton

Komento: