
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se nga tash e tutje edhe Policia e Kosovës do të jetë në mbikqyrje të testeve për patentë shoferë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Abrashi ka thënë se memorandum që ka nënshkruar bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, do të rris transparencës në testime dhe sigurinë.

“Me mbikqyrje të rreptë do ta godasim korrupsionin, e rrjedhimisht fuqizojmë patentë shoferët e Kosovës në vendet e BE-së”, ka shkruar Abrashi.
Ja postimi i plotë i Abrashit:
Tash e tutje, Policia e Kosovës në mbikqyrje të testeve për patentë shofer.
Memorandumi që nënshkruam me ministrin e MPB Agim Veliu, do të rris më shumë transparencën në testime, e njëkohësisht edhe sigurinë.
Me mbikqyrje të rreptë do ta godasim korrupsionin, e rrjedhimisht fuqizojmë patentë shoferët e Kosovës në vendet e BE-së.